Copyright © Ilir Cepani

Biografi e zgjeruar

profesionale/akademike
Biografi
Biografi e zgjeruar (profesionale/akademike)

Ilir Cepani

Ka qene diplomat i lartë në Ambasadat Austri dhe Zvicër dhe në Misionin Permanent të Shqipërisë ne Agjensite e OKB-së në Vjenë në vitet 1985-1996 dhe viti 2000 – 2005 
 
Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në maj 1996 dhe trazirat e marsit 1997, zoti Ilir Cepani ka qenë një ndërmjetësues i rëndësishëm me trojkën e OSBE-së dhe gjatë misionit te zotit Franz Vranitzky në Shqipëri dhe në krijimin e një dialogu konstruktiv midis palëve  në konflikt.
 
Si diplomat i Shqipërisë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. 
Për këtë aktivitet nga Presidenti i Kosovës i është akorduar dekorata nr.160/2019  ” Për kontribut të lartë në Pavarësinë e Kosovës “
 
Ai ka ndërtuar karrierën e tij duke ndërthurur përvojën diplomatike me Agjensitë  e OKB në Vjenë në konferenca e aktivitete nderkombetare, ne studimet ligjore dhe institucionale mbi sigurinë kombëtare, drejtësinë dhe reformat demokratike në Shqipëri.
CV Zyrtare

Të dhëna personale
Emri: Ilir Çepani
Karriera : Ish senior diplomat i Shqipërisë
Email: info@ilircepani.org

Në fokusin e punës së tij janë:

Krahasimi dhe përshtatja e modeleve ligjore e organizative të shërbimeve të inteligjencës në vendet demokratike (SHBA, MB, Gjermani, Itali, etj ).

Hartimi i projektligjeve dhe rekomandimeve për mbikëqyrjen parlamentare dhe kontrollin e pavarur të shërbimeve të inteligjencës, policisë dhe strukturave hetimore.

Reforma në sistemin e drejtësisë, me theks tek pavarësia institucionale dhe zvogëlimi i ndikimit politik mbi organet e larta të drejtësisë.

Ndërtimi i arkitekturës ligjore për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, kontrollin e përgjimeve dhe sigurinë kibernetike.